KRYEFAQJA » LAJME » Plotësohen pjesëmarrëset në Kupën e Konfederatave 2017
Plotësohen pjesëmarrëset në Kupën e Konfederatave 2017

Plotësohen pjesëmarrëset në Kupën e Konfederatave 2017

Tashmë u plotësuan skuadrat pjesëmarrëse në Kupën e Konfederatave të FIFA-s, Rusi 2017. Kameruni është finalisti i tetë pjesëmarrës në këtë turne pas fitores së titullit të Kupës së Afrikës për Kombe 2017 në Gabon. Luanët e “pazbutur” fituan në finalen e Librevilit falë golave në pjesën e dytë të Nicolas N’Koulou dhe Vincent Aboubakar, duke mundur 2-1 Egjiptin.

Kameruni bashkohet me Australinë, Kilin, Gjermaninë, Meksikën, Zelandën e Re, Portugalinë dhe pritësit, Rusinë, në këtë turne futbollistik që do të zhvillohet nga 17 qershori deri me 2 korrik. Kjo garë pret çdo kampione konfederate, kampionen e botës në fuqi dhe kombëtaren e vendit pritës, një vit para shfaqjes më të madhe të futbollit botëror, Kupën e Botës të FIFA-s.

Ja dhe gjithë programi i plotë i këtij kampionati që sheh tre skuadra europiane pjesëmarrëse:

Grupi A
17 qershor në Shën Petersburg, ora 18:00 Rusi – Zelandë e Re
18 qershor në Kazan, ora 18:00 Portugali – Meksikë
21 qershor në Moskë, ora 18:00 Rusi – Portugali
21 qershor në Soçi, ora 21:00 Meksikë – Zelandë e Re
24 qershor në Kazan, ora 18:00 Meksikë – Rusi
24 qershor në Shën Petersburg, ora 18:00 Zelandë e Re – Portugali

Grupi B
18 qershor në Moskë, ora 21:00 Kamerun – Kili
19 qershor në Soçi, ora 18:00 Australi – Gjermani
22 qershor në Shën Petersburg, ora 18:00 Kamerun – Australi
22 qershor në Kazan, ora 21:00 Gjermani – Kili
25 qershor në Soçi, ora 18:00 Gjermani – Kamerun
25 qershor në Moskë, ora 18:00 Kili – Australi

Gjysmëfinale
28 qershor në Kazan, ora 21:00 1A – 2B
29 qershor në Soçi, ora 21:00 1B – 2A

Për vendin e tretë
2 korrik në Moskë, ora 15:00 Humbësja e gjysmëfinales 1 – Humbësja e gjysmëfinales 2

Finale
2 korrik në Shën Petersburg, ora 21:00 Fituesja e gjysmëfinales 1 – Fituesja e gjysmëfinales 2

Sicred