KRYEFAQJA » LAJME » Plazhi i Gotullës, mbeturinat mbulojnë mbi 6 km vijë bregdetare

Plazhi i Gotullës, mbeturinat mbulojnë mbi 6 km vijë bregdetare

Plazhi i Godulles në rrethin e Kurbinit i tej ndotur, askush nuk është kujdesur për të edhe pse sezioni turistik ka filluar. Pushuesit numërohen me gishtat e dorës, më së shumti janë lopët dhe banori i përhershëm si dhe peshkatari i vetëm që ka mbetur në këtë bregdet, kjo është situata në plazhin e Godullës. Asnjë mundësi përmirësimi në këtë sezon turistik, mbetjet të shoqërojnë kudo në perimetrin prej afro 6 km të brezit ranor. Vitin e kaluar tërë pjesa e rërës u pastrua tërësisht, por prurjet e lumenjeve e rikthyen sërish në këtë situatë që ndodhet sot në pikun e sezonit turistik. Gjithëçfar lloje mbetjesh gjenden në këtë plazh që dikur ishte i mbipopulluar nga pushuesit, ndërsa kjo panoramë tregon se institucionet nuk e njohin këtë situatë. Këto pak pushues pretendonin se gjendja është përmirësuar, por do të largohen sërish, ata të thonë se kjo zonë është e virgjër, por mungon investimi duke filluar që nga ura e dëmtuar, mungesa e rrugës dhe çka është më e rëndësishme plehrat përreth plazhit të Godullës. Dikur ky plazh ka qënë tepër i preferuar për rërën e pastër e jodion shëruese.

Sicred