KRYEFAQJA » LAJME » Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës

Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës

Plazhi i Divjakës është goditur mbrëmjen e së shtunës nga stuhi të forta ere. Moti është përkeqësuar rreth orës 23 dhe ka vazhduar deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Pamja e plazhit i ngjason një situate apokaliptike. Pemë të shkulura nga rrënjët, shtylla elektrike të rrëzuara, dege pishe të thyera, pemë të rëna mbi kabinat e plazhit, mbi automjete si edhe rrugë tërësisht të bllokuara. Pas stuhisë është ndërprerë energjia elektrike në të gjithë zonën e plazhit dhe grupet e punës së OSHE janë në zonë dhe po punojnë per riparimet e difekteve.
Raportohet se mbi 13 gabina plazhi janë dëmtuar pasi mbi to kanë rënë pishat e Parkut Kombëtar, si edhe dhjetra automjete të parkuara janë dëmtuar si pasojë e rrëzimit të pemëve. Fatmirësisht nuk raportohet për lëndime në njerëz. Punonjësit e Parkut Kombëtar të Divjakë-Karavasta, policia bashkiake, bizneset private dhe banorë të zonës po punojnë për riparimet e dëmeve që la pas stuhia e erës.

Para Mbrapa
Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës
Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës
Slide 3 | Your Content

 divjaka 6

Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës

Plazhi i Divjakës goditet nga stuhia e erës
Para Mbrapa
Sicred