KRYEFAQJA » LAJME » Fier, Plazhi i Darëzezës, asistencë mjekësore në 24 orë

Fier, Plazhi i Darëzezës, asistencë mjekësore në 24 orë

Bregdeti i Darëzezës në Fier, këtë vit është një ndër më të frekuentuarit në të gjithë zonën. Numri i madh i pushuesve, lidhur kjo edhe me atë çka të ofron ky plazh, ka parë si domosdoshmëri edhe funksionimin e shërbimit mjekësor. Nisma e Ministrisë së Shëndetësisë për qendrat shëndetësore verore ka gjetur zbatim në Darëzezë, ku shërbimi është 24 orësh. Mjeku i kësaj qendre Dritan Mnela, i cili ka ardhur nga QSUT për të shërbyer këtu, thotë se vetëm në 15 ditët e para të korrikut janë asistuar 300 persona. Kryesisht rastet janë me pickime, por nuk mungojnë edhe pacientët me tension të lartë, helmim ushqimi, djegie nga dielli etj. “Qendra verore shëndetësore Darëzezë është hapur që me 1 qershor dhe që nga ajo datë e deri më sot janë bërë 700 vizita. 15 ditëshi i parë i korrikut ka pasur kryesisht pickime nga peshku apo insekte të ndryshme” u shpreh mjeku Dritan Mnela. Shërbimi mjekesor 24 orësh, ku veç 2 mjekëve e 2 infermierëve, gjatë gjithë kohës patrullon vijën bregdetare dhe një autoambulancë u ka dhënë mundësi të shijojnë plazhin dhe natyrën e Darëzezës edhe atyre që u pëlqejnë pushimet më pak aventurë brenda.

Sicred