KRYEFAQJA » LAJME » Plazhet; Jo të gjitha me roje bregdetare
Humbja e jetës së pushuesve në plazhe, reagon ministri Klosi

Plazhet; Jo të gjitha me roje bregdetare

Pergjatë vijës bregdetare Kepi i Rodonit-Divjakë 70 km të gjatë shtrihen një numër i madh plazhesh.Një pjesë e tyre kanë ngritur kulla vrojtimi dhe kanë punësuar roje shpëtimi ,ndërsa një pjesë e tyre nuk e ka këtë shërbim. Gentian Marishta, specialist pranë Agjencisë Bregdetare thotë se “Agjencia ka trainuar 42 roje bregdetare në Mal të Zi për të shërbyer në të gjithë bregdetin por ato janë jashtë shërbimit pasi bashkitë bregdetare nuk i paguajnë.”. Dhe sigurisht për të joshur klientelë, ata që kanë siguruar shërbimin e rojeve të plazhit janë privatët. Zamir Kaba dhe Oerd Zuna janë dy të rinj të trajnuar dhe që prej vitesh shërbejnë si roje plazhi në plazhet e Golemit. Nga ana e tyre, pushuesit thonë se shërbimi i rojeve bregdetare është domosdoshmëri. Sipas tyre, fëmijët mund të luajnë e prindërit vetë të ndihen më të sigurt duke patur edhe vëmendjen e rojeve bregdetare. Vitin që shkoi,në plazhet e Durrësit dhe të Kavajës u mbytën në det 12 persona ndaj ky shërbim duhet ngritur atje ku mungon.