KRYEFAQJA » LAJME » “Shqipëria që duam”, Rama: Platforma po sjell ndryshime në zyrat e shtetit

“Shqipëria që duam”, Rama: Platforma po sjell ndryshime në zyrat e shtetit

Bindjen e tij se platforma “Shqipëria që duam” funskionon për kryeministrin Rama e përforcojnë dëshmitë e dhjetra qytetarëve që po gjejnë zgjidhje pas publikimit të problemeve të tyre në këtë portal. Të tilla dëshmi u sollën sot edhe gjatë takimit të kreut të qeverisë me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Shëndetësia dhe çështjet e pronësisë si gjithmonë ishin dominuese. Sipas kryeministrit, platfoma ka vënë para përgjegjësisë zyrat e shtetit ku ka filluar të ndihet ndryshimi në ofrimin e shërbimeve.  Kryeministri tha se funskioni i platformës nuk ndalet vetëm me zgjidhjen e problemit. Referuar  çështjes se informalitetit kryeministri tha se  janë bërë shumë hapa përpara, ndërsa ftoi shqiptarët t’i japin më shumë fuqi kësaj platforme duke mos ndjenjur indiferente përballë problemeve.

Sicred