KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Plastika në oqeane, sasi alarmante

Plastika në oqeane, sasi alarmante

Shumë shtete në botë po mundohen të ndalojnë plastikat me shpresën për të trajtuar problemin e ndotjes plastike. Problemi është aq i madh saqë shkencëtarët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme për zvogëlimin e ndotjes. Dy shkencetare australianë vlerësojnë, duke marrë në konsideratë mbeturinat e mbledhura në brigjet e SHBA gjatë pastrimeve në 5 vitet e fundit, se ka rreth 7.5 milionë lëndë plastike përgjatë bregdetit të Amerikës. Ata llogarisin se ka rreth 437 milionë deri në 8.3 miliardë lëndë plastike në të gjitha brigjet e detit në mbarë botën. Por ky numër i madh papritmas duket i vogël kur sheh të gjitha plehrat plastike që kalojnë nëpër oqeane. Në total llogariten se gati 9 milionë ton lëndë plastike përfundojnë në oqeane dhe brigjet e botës çdo vit, që nga viti 2010, sipas studimeve të vitit 2015 në revistën Science. Kjo vetëm përsa i përket ndotjes në oqeane dhe afër tyre. Çdo vit, rreth Tokës prodhohen më shumë se 35 milion ton lëndë plastike dhe rreth 1/4 e tyre përfundojnë rreth ujit. Zogjtë e detit mund të hanë lëndë plastike me peshë sa 8% e peshës së tyre trupore, e cila për njerëzit është ekuivalente me një grua që ka peshën e dy foshnjave në barkun e saj.

Sicred