KRYEFAQJA » LAJME » Plagosja e policit në Kamëz
Aksident i rëndë në Kamëz

Plagosja e policit në Kamëz

Një oficer policie i patrullës në Kamëz është plagosur mesditën e sotme nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bathores. Punonjësi i patrullës me iniciale Z.P rreth 50 vjeç, i cili ka qenë i planifikuar me shërbim (patrullë këmbësore) është qëlluar me mjet prerës nga një person ende i paidentifikuar, i cili më pas është larguar. Polici është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sicred