KRYEFAQJA » LAJME » Plagosja e katërfishtë në Laprakë, në kërkim pronari i lokalit

Plagosja e katërfishtë në Laprakë, në kërkim pronari i lokalit

Policia shpall në kërkim pronarin e lokalit dhe një person tjetër të dyshuar si autorë të plagosjes së katërfishtë mbrëmjen e 29 shtatorit në Laprakë. Sipas hetimeve, pronari i identifikaur është autori i krimit.

Të plagosur kanë mbetur Avni Biberi 46 vjeç, Bujar Mrisha 39 vjeç, Bledar Gosturani 33 vjeç dhe Eljon Leka. Ky i fundit mendohet se ka pasur edhe konfliktin me autorin e ngjarjes.

Katër të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e së premtes (29 shtator) personat e përfshirë në ngjarje janë takuar por në debat e sipër kanë ngritur tonet fillimisht në lokal dhe pastaj kanë dalë jashtë ku kanë përdorur armët. Njëri nga autorët është Arben Seferaj nga Kukësi i shpallur në kërkim pasi ka ikur me një Benz gri nga vendi i ngjarjes.

Sicred