KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Pjongçeng 2018” shpërndahen medaljet e para
“Pjongçeng 2018” shpërndahen medaljet e para

“Pjongçeng 2018” shpërndahen medaljet e para

Suedezja Sharlotë Kalla fitoi të parën medalje të artë të Lojërave Olimpike “Pjongçeng 2018”, duke triumfuar në garën e krosit të skiatlonit për femra. Ky sukses i Kallasë i mohoi norvegjezes Marit Bjërgen mundësinë për të marrë të 3-tën medalje të artë radhazi në këtë disiplinë, çka do të kishte qenë një rekord historik. Por skiatorja norvegjeze prapëseprapë e shkroi emrin e saj si sportistja me më shumë medalje të fituara në historinë e Olimpiadave Dimërore, pasi e argjendta e fituar të shtunën ishte e 11-ta për të. Podiumin e plotësoi finlandezja Krista Parmakoski.

Lim Hjo-Xhun fitoi medaljen e parë të artë për vendin organizator, Korenë e Jugut, pasi triumfoi në garën e pistës së shkurtër në disiplinën e patinazhit të shpejtësisë. Ai ia shpërbleu plotësisht mbështetjen 12,000 të pranishmëve në Arenën e Akullt “Gangneung”, duke triumfuar në garën e 1,500 metrave. Në një finale dramatike, 21-vjeçari vendas mposhti sfidën e rekordmenit botëror të garës, holandezin Sjinkie Knegt. I treti në podium i ngjit Semen Elistratovi, rusi që garon si sportist i pavarur dhe nën siglën “OAR”, ap thënë ndryshe “Sportistët Olimpikë nga Rusian”.

Karlijn Ahtere’ekte bëri garën e jetës së saj, duke siguruar kurorën olimpike dhe duke e udhëhequr Holandën në një triumf të plotë në disiplinë e 3,000 metrave të patinazhit të shpejtësisë. 28-vjeçarja e siguroi medaljen duke regjistruar kohën 3 minuta, 59 sekonda e 21 të qindtat. Bashkëatdhetarja e saj, Ireen Wust, kampione olimpike në 2006-ën dhe në 2014-ën, ishte 8 të qindtat e sekondës, ndërsa holandezja tjetër, Antoinette de Jong, e mori medaljen e bronztë me kohën 4:00.02.

Sicred