KRYEFAQJA » LAJME » “Pjongçeng 2018”, një realitet virtual

“Pjongçeng 2018”, një realitet virtual

Për herë të parë në histori, sportdashësit do të kenë mundësi të përjetojnë gjithçka drejtpërdrejti ose në fjalën më të fundit të shkencës, realitetin virtual. Që nga mbajtja e frymës prej kërcimit me ski, tek ndërthurja magjike e patinazhit artistik e të gjitha disiplinat e tjera të sporteve dimërore, Lojërat e 23-ta “Pjongçeng 2018” do të sjellin të gjitha emocionet e kësaj veprimtarie madhore sportive ndërkombëtare. Për herë të parë në histori, edhe sportdashësit që do t’i ndjekin nga shtëpia këto Lojëra Olimpike Dimërore do të kenë mundësi t’i shijojnë në realitet virtal. Më tepër se 30 gara do të transmetohen drejtpëdrejt dhe nëpërmjet fjalës së fundit të teknologjisë dhe kjo do t’u japë mundësi sportdashësve anembanë globit që ta shijojn “Pjongçeng 2018”, sikur të ishin në radhën e parë të tifozëve në Kore të Jugut. 17 ditët e Lojërave koreanojugore do të jenë gjithashtu edhe evenimentin më të madh të Realitetit Virtual. Shikuesit do të ketë mundësi të zgjedhin nga një gjysmë dyzinë këndvështrimesh, duke përfshirë edhe kënde që më parë ishin të paimagjinueshme dhe duke u dhënë mundësi që praktikisht të jenë në mes të garës, qoftë ajo në borë apo në akull. Për t’i ofruar këto Lojëra në Realitet Virtual, kompania që e ka marrë përsipër këtë sfidë, ka vendosur kamera shumëdimensionale në 9 mjedise ku do të zhvillohet kjo Olimpiadë. Çdo kamera është e pajisur me 6 palë lente, apo 12 minikamere, që regjistrojnë në këndvështrimin stereoskopik, pra, në 180 %, por edhe në thellësi 3-dimensionale, duke krijuar idenë e të qenit aty fizikisht për sportdashësit.

Sicred