KRYEFAQJA » LAJME » “Pjongçeng 2018”, më e madhja në histori
Cermonia e “Pjongçeng 2018”, 35 mijë spektatorë në temeperatura të ulta

“Pjongçeng 2018”, më e madhja në histori

Teksa kanë mbetur edhe 11 ditë nga ceremonia e hapjes, tanimë janë zyrtarizuar dhe delegacionet pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike Dimërore “Pjongçeng 2018”. E marta ka shënuar edhe mbylljet e afatit zyrtar të regjistrimeve dhe do të jenë plot 2,925 sportistë nga 92 vende të ndryshme të botës që do të konkurrojnë në këtë edicion të 23-të, çka e bën këtë Olimpiadë Dimërore më të madhen në histori. “Pjongçeng 2018” ka eklipsuar kështu edhe Lojërat Olimpike të 2014-ës, të mbajtur në Soçi të Rusisë, ku garuan 2,858 sportistë nga 88 vende të botës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë plot 242 spëortistë në Kore të Jugut, delegacionin më të madh në historinë e Lojërave Olimpike Dimërore, të ndjekura nga Kanadaja, me 226. Ky edicion i 23-të spikat padyshim për mungesën e dukshme të Rusisë, për shkak të një pezullimi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), si rrjedhojë e skandaleve të dopingut. Megjithatë, 169 sportistë rusë do të konkurrojnë me një status neutral dhe nën flamurin e lëvizjes olimpike ndërkombëtare. “IOC”-ja ka lejuar gjithashtu edhe pjesëmarrjen e 22 sportistëve nga Koreja e Veriut, që do të konkurrojë në 5 disiplina të ndryshme, përfshi këtu edhe 12 lojtare të hokejit të femrave, që janë pjesë e një skuadre të përbashkët gjithë-koreane, dhe patinatorët e patinazhit artistik, Rjom Tae-ok dhe Kim Xhu-ik, që u kualifikuan për këto Lojëra. Skuadra e përbashkët gjithëkoreane është rrjedhojë e një marrëveshjeje historike të arritur midis dy vendeve fqinje, që janë teknikisht në gjendje lufte prej mëse 65 vjetësh, duke i mundësuar kështu Veriut të marrë pjesë në këto Lojëra, që Jugu i ka quajtur “Lojërat e Paqes”. Të dy Koretë kanë pranuar të marshojnë nën të njëjtin flamur, për herë të parë që nga Olimpiada Dimërore “Torino 2006”, në ceremoninë e hapjes së Lojërave, që zhvillohet më 9 shkurt 2018. Edhe vendi organizator pritet të ketë një delegacion me pjesëmarrjen më të madhe, plot 144 sportistë. “Pjongçeng 2018” do të japë gjithashtu një numër rekord medaljesh, falë debutimit të disiplinave të reja, “snowboard”-it ajror, patinazhit masiv të shpejtësisë, dysheve të përziera në kërling dhe kategorive të skive alpine.

Sicred