KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Pjongçang 2018”, Gjermania kryeson me medalje
"Pjongçang 2018", Gjermania kryeson me medalje

“Pjongçang 2018”, Gjermania kryeson me medalje

Olimpiada dimërore në Pjongçang ka vazhduar programin me garat e ditës së dytë duke shpërndarë edhe medaljet përkatëse. Në një transmetim të gjatë që fillon që në orën 7 të mëngjesit e deri në 18.00, të gjithë teleshikuesit kanë patur mundësi të ndjekin drejtpërdrejt garat e ditës së dytë, si gjithnjë në katër kanalet rtsh 1 rtsh 2 dhe rtsh sport e rtsh 24.
Të dielën janë zhvilluar 6 gara finale, ndërsa të tjera kanë qenë kualifikuese. Nga këto gara veçojmë atë të spid skeiting, patinazhin e shpejtësisë, 5000 m për meshkuj ku u thye edhe rekordi olimpik. Eshtë holandezi Sven Kramer, që fiton medaljen e artë, të tretën radhazi, duke thyer edhe rekordin e kësaj gare. Medaljen e argjendtë e fiton kanadezi Blomen dhe të bronxtën, norvegjezi Pedersen.
Në kros kantri-ski nordik, 15 km për meshkuj, podiumi ka qenë i tre sportistëve nga Norvegjia, të cilët i kanë shtuar shtetit të tyre tri medalje. Të artën e fiton Kruger, të argjendtën Sandbi dhe të bronxtën, Holund.
Në snowboard, pas tre raundeve, kampion olimpik dhe fitues i medaljes së artë është amerikani Xherard. Ndërsa vendi i dytë dhe i tretë, përkatësisht medalja e argjendtë dhe e bronxtë, shkon për kanadezët Parrot dhe Mekmorris.
Në 10 km sprint për meshkuj fituesit e tre vendeve të para janë: gjermani Pifer, çeku Kërcmar dhe italiani Uindish.
Një garë e bukur është zhvilluar edhe në disiplinën zbritje e lirë në pistën me gunga. Pas tri raundeve kualifikuese, medalja e artë shkon për francezen 19 vjeçare, Perrin Lafont. Për të është olimpida e dytë. Në vend të dytë, me medalje të argjendtë renditet kanadezja Lapont, ndërsa në të tretin renditet Galisheva nga Kazakistani.
Në disiplinën slitë individuale për meshkuj, fitues i medaljes së artë është austriaku Glirsher. Në vend të dytë me medalje argjendi, amerikani Mazdzer dhe në të tretin me medalje bronxi renditet gjermani Ludvig.
Në ditën e dytë të garave moti me kapriçot e tij është bërë protagonist. Për shkak erërave të forta e mjegullës janë anulluar dy garat në programin e shkurtër ski alpin dhe dy garat kualifikuese për femra në snoubord. Gjithashtu të dielën janë zhvilluar edhe kualifikueset e patinazhit artistik, për femra, meshkuj dhe çift, kërling, hokej, ski nordik i kombinuar etj.
Pas garave të dy ditëve, në lojërat olimpike dimërore, pjongçang 2018, renditjen ekipore e kryesor Gjermania me 4 medalje në total, 3 të arta dhe një të bronxtë. Në vend të dytë Holanda me 5 medalje, 2 të arta, 2 argjendi dhe 1 bronxi dhe në të tretin Norvegjia me 8 medalje 1 ari, 4 agjendi dhe 3 bronxi.

Sicred