KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pjesmarrësit në “Rusia 2018” llogaritë e fundit bëhen më 10 tetor
Pjesmarrësit në "Rusia 2018" llogaritë e fundit bëhen më 10 tetor

Pjesmarrësit në “Rusia 2018” llogaritë e fundit bëhen më 10 tetor

Duke lënë mënjanë barazimin pa gola të Luksemburgut përballë Francës në Paris, padyshim momenti më kulmor i sfidave të së dielës, që ishte dita e 4-t e javës evropiane të Eliminatoreve të Botërorit 2018 ishte kualifikimi i Belgjikës për në fazën finale të festivalit më të madh futbollistik në planet.
Me fitoren 2-1 të arritur në Greqi ndaj përfaqësueses vendase, belgët kanë konfirmuar edhe matematikisht vendin e parë në grupin H, në kuotën e 22 pikëve, 8 më tepër sesa Bosnjë-Hercegovina e vendit të dytë, teksa kanë mbetur vetëm 2 ndeshje për t’u luajtur. Belgjika i bashkohet kështu Rusisë vendase, që është kualifikuar automatikisht si mikpritëse e Botërorit, si dy të parat nga kontinenti evropian, ndërsa biletën për në fazën finale e ka siguruar që tani edhe Brazili, Meksika, Irani dhe Japonia.
Në rrugë të mbarë për ta arritur një gjë të tillë shumë shpejt duken edhe kampionia në fuqi e botës, Gjermania, por edhe Anglia, Spanja, Zvicra ose Portugalia. Natyrisht, për sa kohë e lejon matematika, kualifikimin automatikisht për në fazën tjetër e shpresojnë edhe 22 vende të tjera. 9 të tjera janë në valle për të paktën vendin e dytë në grupe dhe, bashkë me të, edhe të drejtën për të marrë pjesë në 4 çiftet e “play-off”-it për 4 biletat e fundit. Megjithatë gjithçka do të finalizohet më 10 tetor 2017.

Sicred