KRYEFAQJA » LAJME » Pitella i shkruan kryeministrit Konte: Konfirmoni qëndrimin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave të pranimit me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë
Pitella i shkruan kryeministrit Konte: Konfirmoni qëndrimin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Pitella i shkruan kryeministrit Konte: Konfirmoni qëndrimin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave të pranimit me BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë

Senatori i Partisë Demokratike Gianni Pittella i dërgoi një letër Kryeministrit Giuseppe Conte duke kërkuar që pozicioni i Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë të konfirmohet në Këshillin e ardhshëm evropian.
“I nderuar president, në Këshillin e ardhshëm evropian të 28-29 qershorit ju kërkojmë të konfirmoni qëndrimin e Italisë në favor të përshpejtimit të negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë”. Kështu filloi letra e dërguar nga senatori demokrat Gianni Pitella tek Kryeministri Giuseppe Conte. “Në dritën e miqësisë së gjatë që i lidh popujt italianë, shqiptarë dhe maqedonas, marrëdhënieve tregtare midis vendeve tona, dhe përpjekjeve që qeveritë shqiptare dhe maqedonase kanë bërë për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, ne besojmë se një pozicion në favor të përshpejtimit të negociatave korrespondon me interesat e Italisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe tërë Evropës “, përfundon letra e nënshkruar nga senatorët Giuseppe Cucca, Laura Garavini, Francesco Giacobbe, Nadia Ginetti, Salvatore Margiotta, Antonio Misiani, Tommaso Nannicini, Edoardo Patriarca, Roberto Rampi, Tatjana Rojc, Valeria Valente dhe Luigi Zanda.

Sicred