KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Piktura e Leonardo Da Vincit po dërgohet në Luvrin e Abu Dhabit

Piktura e Leonardo Da Vincit po dërgohet në Luvrin e Abu Dhabit

Një pikturë 500 vjeçare e Krishtit që besohet se është vepër e Leonardo Da Vincit po dërgohet në Luvrin e Abu Dhabit, një muze i projektuar sipas atij të Parisit, dhe për ndërtimin e të cilit u deshën 10 vjet kohë. Muzeu i hapur së fundmi njoftoi në tuiter, se ishte në pritje të veprës, por pa specifikuar nëse ishte ai që e kishte blerë pikturën gjatë ankandit që u mbajt këtë muaj. Mediat e huaja raportojnë se ajo ishte blerë nga një princ saudit. Vepra, e njohur si Salvator Mundi, Shpëtimtari i Botës, u shit në Nju Jork prej një shifër rekord prej 450 milion dollarësh. Ky ishte cmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për ndonjë vepër arti të ofruar në ankand. Blerësi i paidentifikuar u përfshi në garën e ofertave, përmes telefonit, dhe kjo garë zgjati vetëm njëzetë minuta. Nju Jork Times bëri të ditur se blerësi ishte princi Bader bin Abdullah bin Mohammed bin Farhan al-Saud. Leonardo Da Vinci vdiq në vitin 1519 dhe më pak se 20 piktura të tij ekzistojnë akoma. Salvador Mundi eshte një nga keto pak piktura të mjeshtrit të madh të rilindjes, dhe e vetmja e cila ka qenë në duart e subjekteve private. Prej vitesh konsiderohej e humbur, por u shfaq sërish në një ankand në vitin 2005.

(Visited 17 times, 1 visits today)
Sicred