KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Piktori Karanxha: Mes nudos dhe peisazhit

Piktori Karanxha: Mes nudos dhe peisazhit

Piktura e tij luhatet mes peisazhit dhe njeriut, por të dyja këto linja komunikojnë përmes natyrës që është pika e fortë e krijimtarisë së piktorit nga Korça, Roland Karanxha.
Ndërsa qyteti i tij i lindjes Korça flet përmes peisazheve të konturuara nga dëbora, ….nudoja femerore flet përmes butësisë dhe elegancës së gjuhës së trupit e të dyja këto linja pasqyrojnë një arrati mendimi. “Nudua më ka pëlqyer dhe më pëlqen, pavarësisht se nuk e trajtoj me atë mënyrën natyrale të nudos, se kam mënyrën time të interpretimit” thotë Karanxha për RTSH. “Është brishtësia, është bukuria, është jeta, është dashuria” shton më tej ai.
Ndër 71 pikturat e ekspozuara në Galerinë FAB në Tiranë, realizuar me teknikën e vajit mbi thes lini, një vend krejt të veçantë zënë peisazhet e Korçës, peisazhe të cilat piktori i sheh në dritë të ndryshme sidomos pas rikthimit nga emigrimi në Greqi. “Mua më ka pëlqyer qyteti im. Më pëlqen më shumë të punoj në dimër dhe të jetoj në behar”, thotë piktori Roland Karanxha.
Por në telajot e tij zënë vend edhe figura që kanë shënjuar jeten e piktorit si Jezu Krishti apo Pashai i trishtë i cili në relievin teknik të realizimit të pikturës gjen strehë te formimi dhe puna e tij si skenograf.
Teksa Karanxha ka realizuar një seri ekspozitash personale në qytetin e tij të lindjes në Korçë dhe në Pogradec, kjo është hera e parë që piktura e tij përballet me publikun e kryeqytetit.

Sicred