KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Piktori Bajram Mato ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Piktori Bajram Mato ekspozitë në Muzeun Kombëtar

Pika e tij e fortë janë peisazhet dhe mënyra se si e përkëdhel telajon me ngjyra natyrale gati gati duke i qëndruar besnik natyrës. Bajram Mato është piktori i cili sjell në Muzeun Kombëtar ekspozitën retrospektive me mbi 100 vepra. Besnik i teknikës vaj në telajo ai eksperimenton edhe në gjininë e kompozimit. “Unë mbi të gjitha e ndjej veten peisazhist por nuk kam lënë mbrapa të provoj edhe portretin edhe kompozimin. Sidoqoftë jam peisazhist”. Mato i formuar në shkollën shqiptare të pikturës me një ndikim të dukshëm nga Kujtim Buza, mishëron në pikturën e tij edhe peisazhin italian ku ka jetuar për më tepër se 15 vite. Veprat e tij në sytë e kritikëve janë të pasura për nga gjallëria e ngjyrave, për origjinalitetin që shpërndajnë me dritë hijet që i realizon me penelata të thjeshta dhe të duhura.

Sicred