KRYEFAQJA » LAJME » Pikëpyetje mbi dorëheqjen e ministrit Tahiri
Pikëpyetje mbi dorëheqjen e ministrit Tahiri

Pikëpyetje mbi dorëheqjen e ministrit Tahiri

Në Tiranë media të ndryshme kanë përhapur lajmin se ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë forëheqjen. Sipas tyre kjo ka ndodhur pas një takimi me kryeministrin Edi Rama të shtunën paradite. Vetë zoti Tahiri nuk ka pranuar të bëjë komente rreth këtij lajmi. Në mesditë ai ka drekuar me zyrtarët më të lartë të policisë së shtetit në një lokal në qendër të Tiranës. Saimir Tahiri, e mban postin e ministrit të brendshëm prej më shumë se tre vjet e gjysëm. Ai është ministri më i sulmuar nga opozita dhe nga aleatët në koalicion, por edhe më i mbrojturi nga kryeministri Rama. Ky i fundit i ka atribuar zotit Tahiri meritën për refoma të rëndësishme në policinë e shtetit, ndërsa opozita e ka akuzuar atë si të implikuar në afera të jashtëligjshme veçanërisht mbjelljes dhe trafikut të drogës.
Ka komente se zoti Tahiri e ka dhënë dorëheqjen për të zbutur tensionin mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit po kërkon me ngulm prej afro tre javësh dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe krijimin në vend të një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhjet e 18 qershorit. Ndërkohë në disa media  po flitet për një riformatim të qeverisë Rama.

Sicred