KRYEFAQJA » LAJME » Petrit Vasili në krye të LSI
Vasili i përgjigjet Ramës: "Vetëm Rama e pengoi dhe e pengon Reformën në Drejtesi"

Petrit Vasili në krye të LSI

Ministri aktual i drejtësisë Petrit Vasili do të drejtojë LSI, partinë e dytë më të madhe të koalicionit qeveritar në Shqipëri. Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së kryesisë së partisë të premten në mbrëmje. Vendimi është marrë pasi kreu i deritanishëm i LSI Ilir Meta u zgjodh në postin e kreut të shtetit. Aktualisht zoti Vasili, një nga krijuesit e LSI,  mban postin e zëvendës/kryetarit të partisë. “Kam frikë se do ta bëjë më mirë se unë punën e kryetarit të LSI-së. Besoj se LSI i ka të gjithë potencialet të rritet në të mirë të vendit” tha zoti Meta, ndërsa mes entuziazmit të mbështetësve të tij për zgjedhjen në postin e presidentit, mbërriti në selinë e LSI. Sipas ligjit shqiptar presidenti duhet të jetë apartiak, ndaj dhe zoti Meta tha se do të dorëzonte teserën si anëtar i LSI-së më 23 korrik, një ditë para betimit të tij në parlament si kreu i ri i shtetit.

Sicred