KRYEFAQJA » LAJME » Peterhansel fiton etapën e tretë, Dakar 2019

Peterhansel fiton etapën e tretë, Dakar 2019

Stephane Peterhansel, ka bërë performancën e tij më të mirë teksa ka dominuar në etapën e tretë të Dakar 2019, duke marrë kështu përkohësisht, kreun e renditjes. Pas 798 km, pas tre etapave të para, Peterhansel, i quajtur “Z. Dakar” ka thelluar diferencën me kundërshtarët e tij. Humbësi më i madh i kësaj etape është Sebastien Loeb me Pezho. Nëntë herë kampion i botës ka kaluar një ditë të komplikuar, duke e përfunduar garën në 42 minuta dhe 55 sekonda prapa liderit Peterhansel, duke u renditur në vendin e 8-të. Ditë e vështirë edhe për Carlos Sainz. Mbajtësi titull i fuqisë, u detyrua të ndalojë për gati një orë pasi iu ça një gomë. Tek motorat, fati i ka buzëqeshur Havier Soultrat me Yamaha, i cili ka fituar 15 sekonda ndaj ndjekësit të tij, kilianit Pablo Kintanila. Megjithatë, ky i fundit ka marrë kryesimin e renditjes me 11 minuta 23 sekonda përpara argjentinasit Kevin Benavides me Honda. Etapa e katërt e Dakarit është në jug të Perusë.

Sicred