KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Pesimizmi “Pllakos” bizneset prodhuese

Pesimizmi “Pllakos” bizneset prodhuese

Bizneset shqiptare vijojnë të jenë pesimiste për ekonominë. Në një analizë të detajuar të situates së tyre nga Konfindustria, sipërmarrësit kanë treguar mungesë besimi në ekonomi, sidomos bizneset e prodhimit. Administratori i Konfindustrias Gjergj Buxhuku thotë se arsyet e këtij pesimizmi mbeten të njëjtat. Ndryshimet e shpeshta në taksa, qofte edhe lehtësimi i tyre, krijon pasiguri tek sipërmarrësit. Nga ana tjetër, në optikën e bizneseve proçesi i integrimit të vendit nuk po jep besimin se do të jetë i suksesshëm. Ndaj, politika thotë Buxhuku, duhet ti japë zgjidhje problemeve thelbësore që ka ekonomia, të para këto edhe në kuadër të procesit të integrimit.

Sicred