KRYEFAQJA » LAJME » Peshëngritje, Veli e katërta në Europë
Peshëngritje, tjetër rast me doping, Veli me klenbuterol

Peshëngritje, Veli e katërta në Europë

Evangjelia Veli, peshëngritësja shqiptare e kategorisë së peshës trupore deri në 53 kilogramë, nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i katërt në dygarësh në Kampionatin Evropian të Të Rriturve, që po mbahet në Split të Kroacisë. Në fakt, krahasuar me rezultatin që ka pasur përpara një viti në Evropianin e Fjërdes në Norvegji, teksa ishte në vendin e 5-të në dygarësh, ka rritje. Sikurse ka rritje dhe krahasuar me rezultatin që ka pasur dhe në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, ku u rendit e 8-ta. Ka qenë një garë e vështirë për të, sepse në 6 prova që ka pasur, 3 në stilin e shkëputjes dhe 3 në stilin e shtytje, ka realizuar vetëm dy dhe i ka djegur 4 të tjerat. E marta dhe e mërkura mund të jenë me shans për medalje për peshëngritjen shqiptare në këtë Kampionat Evropian. Gjithçka varet sot në mbrëmjë nga Briken Calja në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kilogramë për të rritur, si dhe nesër nga Romela Begaj në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kilogramë për të rritura. Po nesër konkurrojnë edhe Daniel Godelli dhe Erkand Qerimaj, për të rritur në kategorinë e peshës trupore deri në 77 kilogram. Të gjithë këta shtangistë garojnë në Baterinë A.

Sicred