KRYEFAQJA » LAJME » PESHËNGRITJE, TIRANA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

PESHËNGRITJE, TIRANA SHPALLET KAMPIONE E SHQIPËRISË

Tirana është shpallur të hënën kampione e dyfishtë në peshëngritje, si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Kampionati Kombëtar, që është zhvilluar në mjediset e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ka pasur risinë e rikthimit të Romela Begajt dhe Daniel Godellit, të cilët kanë qenë dy vjet të pezulluar për shkak të dënimit nga Federata Botërore e Peshëngritjes pas daljes pozitiv në analizat antidoping të pas kampionatit Botëror në Kazakistan 2014. E Begaj është kthyer e fortë duke qenë kampione në peshën 63 kg, teksa ka ngritur 85 kg në shkëputje dhe 105 kg në shtytje. Në të njëjtën kohë ka qenë edhe sportistja më e mirë e kampionatit. Ndërkohë është konfirmuar forma e mirë e Briken Caljes, që pas vendit të 5-të në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016” vijon të jetë në një nivel të pëlqyeshëm, duke u shpallur edhe sportisti më i mirë i kampionatit. Për meshkuj Tirana ka lënë pas Teutën dhe Shtërmenin, kurse për femra Partizanin dhe Skënderbeut. Të gjitha garat e këtij Kampionati Kombëtar të Peshëngritjes për Të Rritur u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar në një transmetim maratonë.

Sicred