KRYEFAQJA » LAJME » Peshëngritje, Shqipëria rikthehet mikpritëse e Evropianit
Peshengritje, Evropiani-2017, Peshëngritje, Shqipëria rikthehet, mikpritëse e Evropianit

Peshëngritje, Shqipëria rikthehet mikpritëse e Evropianit

Shqipëria rikthehet edhe një herë mikpritëse e veprimtarive madhore sportive ndërkombëtare të peshëngritjes dhe destinacioni i shtangës kontinentale do të jetë Evropiani i Të Rinjve dhe Nën-23-vjeçarëve, që mbahet në Durrës, nga data 14, deri më 21 tetor 2017. Në fakt, kjo është hera e 3-të që Shqipëria bëhet qendër e vëmendjes së shtangës kontinentale, ndërsa Durrësi rikthehet të presë sërish një Evropian të Rinjsh pas 9 vjetësh, teksa mirëpriti një të tillë në 2008-ën. Atëherë, Federata Shqiptare e Peshëngritjes drejtohej nga presidenti Esat Ademi dhe Shqipëria mori vlerësim maksimal për organizin e këtij Evropiani. Në vijim të kësaj baze të shëndoshë, Shqipëria priti në prill të 2013-ës një tjetër Kampionat Evropian, këtë radhë atë të rriturve, që u mbajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Edhe kësaj radhe, Federata Shqiptare e Peshëngritjes, e drejtuar tashmë nga presidenti Elez Gjoza, ia doli me sukses ta organizojë më së miri këtë veprimtari, ndaj shkon në Evropianin e mestetorit e sigurt në vetvete dhe me një përvojë edhe më të pasur sa i përket aspektit organizativ dhe atij logjistik. Gjithçka do të nisë me mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Evropiane të Peshëngritjes më 13 tetor, për të vijuar me Kongresin e saj në paraditen e 14 tetorit dhe me ceremoninë e hapjes në mbrëmje, ndërsa nga data 15 e deri më 21 tetor 2017 do të zhvillohen garat.

Sicred