KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pesë ish-presidentë të SHBA, bashkë në një koncert për lehtesimin e gjëndjes së vendit pas uraganëve

Pesë ish-presidentë të SHBA, bashkë në një koncert për lehtesimin e gjëndjes së vendit pas uraganëve

Pesë ish presidentët amerikanë, Barak Obama, Xhorxh W Bush, Bill Klinton, Xhorxh Ejç W Bush dhe Xhimi Karter u shfaqën në skenën e një koncerti që u mbajt dje në Teksas për mbledhjen e fondeve për viktimat e uraganëve Harvi, irma dhe Maria. Pesë ish presidentët I vlerësuan amerikanët për gadishmërinë e tyre për të ndihmuar bashkëqytetarët e tyre, dhe u kërkuan të bënin më shumë në këtë drejtim.. -Të gjithë ne këtu jemi më krenarë se kurrë për amerikanët. Amerikanët ngrihen në këmbë kur shohin në vështirësi fqinjët, miqtë apo dhe ata që nuk I njohin personalisht, – u shpreh Obama. “Le të punojmë sëbashku dhe ta bëjmë Amerikën një komb të madh vullnetar, – u shpreh Karter, duke luajtur kështu me sloganin e fushatës së presidentit Tramp “Ta bëjmë amerikën të madhe sërish”. Sipas ish presidentit Xhorxh Ejç W. Bush, përpjekja e tre ish presidentëve demokratë dhe dy republikanëve ka arritur të mbledhë 31 milionë dollarë nga 80 mijë donatorë

Sicred