KRYEFAQJA » LAJME » FIFA Rusi 2018 » Pesë arsye pse tre Luanët mund të bëjnë një tjetër përfaqësim në Rusi 2018

Pesë arsye pse tre Luanët mund të bëjnë një tjetër përfaqësim në Rusi 2018

Tifozët e Anglisë janë mësuar tashmë, e fillojnë një turne të madh me shumë  besim për ta përfunduar në dhimbje. Por ekzistojnë pesë arsye pse tre Luanët mund të bëjnë një tjetër përfaqësim në Rusi 2018.

Një epokë e re me Southgate

Gareth Southgate, i cili ka drejtuar Anglinë U21, mori drejtimin e kombëtares së madhe në shtator 2016, pasi Sam Allardyce dha dorëheqjen. Ai ka sjellë një frymë të re në skuadër, atmosferë relaksuese, por detyrat e gjithsecilit janë parësore për këdo.

Kapiten fantastik

Harry Kane ka premtuar se do të jetë në Kupën e Botës, duke përfaqësuar përgjegjësitë e tij si lideri i ekipit dhe ka gjasë të jetë heroi i Anglisë. Ai është i etur për të treguar gjithë potencialin e tij për të drejtuar Anglinë drejt realizimit të një misioni, fitimit të trofeut, I cili I mungon prej vitesh.

Tifozët janë në bord

Të gjithë e dinë se çfarë bëjnë tifozët anglezë. Janë euforikë, mbështetës të zjartë të skuadrës së tyre, këndojnë përgjatë gjithë kohës së ndeshjes, por kanë edhe atë anën e errët të tyre, që pinë shumë birra dhe më pas nuk dinë se ç’bëjnë. Por gjithnjë kjo do të mbetet për t’u parë në botërorin rus. E rëndësishme është që ata nuk I lenë kurrë vetëm futbollistët e tyre.

Forca dhe thellësia

Problemi i Southgate është që të dijë të menaxhojë aktivizimin e lojtarit të duhur në ekip. Kë të aktivizojë në mesfushë, Dajër apo Henderson, cili e meriton më shumë. Do të jetë I aftë Rashfod të luajë 100% të tij, apo të lejë si titullar Lingard? A e ka lënë Deni Roz dëmtimin e tij apo duhet të aktivizojë Ashli jang? Southgate ka kartat e tij, të cilat I ka sekret, e ne na duhet të presim deri të hënën.

Sulmi është jeta e tyre

Do të shohim shumëllojshmëri skemash të anglezëve në këtë botëror. Mund të jetë me 3 sulmues por ajo mund të ndryshojë edhe në 3-5-2 e 5-3-2 sipas nevojave. Me tre luanët të etur për të shënuar në portat e kundërshtarëve të tyre.

Sicred