KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, pedagogët përzgjedhin kandidatët për KLGJ dhe KLP
gjyqtare, kandidatet e klp, klgj, perzgjidhen, pedagoge, drejtesi

Reforma në Drejtësi, pedagogët përzgjedhin kandidatët për KLGJ dhe KLP

Pedagogët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës përzgjodhën sot me votim të fshehtë gjashtë kandidatë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. Fituesë janë Mirela Bogdani e cila kandidon për dy vende njëkohësisht, Erjon Muharremaj, Maksim Qoku, Eneida Sema, dhe Oriona Muçollari. Edhe sot në votimin e pedagogëve u përsërit precedenti i përzgjedhjes së kandidatëve për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, kur në garë u paraqitën gjashtë kandidatë,  me pak kandidatë nga ç’kërkonte procedura. Sipas Ligjit për Organet e Qeverisjes së Gjyqësorit, pedagogët duhet të votonin për të paktën dhjetë kandidatë, nga të cilët në fund të dilnin gjashtë më të mirët. Në votimin e fshehtë për këtë përzgjedhje, morën pjesë 63 pedagogë. Sipas kushtetutës, gjashtë kandidatët, do ti dërgohen rektoratit dhe më pas po kaq kandidatë do ti dërgohen Kuvendit, i cili në fund do të përzgjedhë vetëm dy anëtarë. Ajo çfarë ra në sy sot, ishte mungesa e ndonjë përfaqësuesi nga parlamenti ose nga misionet ndërkombëtare që ndjekin Reformën në Drejtësi. Sipas kushtetutës ligj e lejon pjesëmarrjen e vëzhguesve.

Sicred