KRYEFAQJA » LAJME » Përzgjidhen anëtarët e kolegjit të apelimit për Vetting-un
reforma-drejtesi, Përzgjidhen anëtarët, anetaret e kolegjit të apelimit, për Vettingun

Përzgjidhen anëtarët e kolegjit të apelimit për Vetting-un

Komisioni Ad-Hoc i Vetting-ut ka përzgjedhur anëtarët e kolegjit të posaçëm të apelimit si dhe anëtarin e shtatë shoqërues. Ata janë përzgjedhur me votim elektronik, proces gjatë të cilit kanë qenë të pranishëm edhe ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Anëtarë janë përzgjedhur Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Como, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Luan Daci. Po ashtu, Komisioni Ad Hoc votoi për anëtarin e shtatë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas balotazhit, u kalua në votimin manual, me gogla ku rezultoi fituese, Rezarta Shultz. Më pas kandidat i parë zëvendësues u zgjodh Mimoza Tase dhe kandidat i dytë zëvendësues është zgjedhur Etleva Papleka. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, bashkë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe komisionerët publikë, përbëjnë tre institucionet që do të realizojnë proçesin e rivlerësimit, për anëtarët e sistemit të drejtësisë në Shqipëri ose siç njihet ndryshe Vettingu.

Sicred