KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përurohet në Tiranë botimit në shqip i librit “Qeverisja e Kinës” i Presidentit Xi Jinping

Përurohet në Tiranë botimit në shqip i librit “Qeverisja e Kinës” i Presidentit Xi Jinping

68-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe promovimi i botimit në shqip të librit të Presidentit Xi Jinping, “Qeverisja e Kinës” është kremtuar njëkohshëm në Tirane. Në një pritje ku merrnin pjesë Presidenti i Republikes, Ministra, ambasadorë, diplomatë dhe gazetarë, ambasada kineze në Tiranë promovoi në një atmosfere miqësore librin e presidentit kinez i cilësuar si një nga reformatorët më të mëdhenj dhe njeriu që qëndron pas mrekullisë kineze. “Botimi në shqip i librit të Presidentit Xi Jinping është një mundësi për të njohur dhe kuptuar më mirë Kinën e sotme, filozofinë dhe vizionin e lidershipit të saj, reformat e ndërmarra dhe ndryshimet e thella, ambicjet e saj ekonomike dhe hapjen ndaj investimeve të huaja, rolin e saj të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, jo vetëm për studiuesit, diplomatët, por edhe për lexuesit e thjeshtë” tha presidenti Ilir Meta. “Republika Popullore e Kinës përfaqëson jo vetëm një vend mik, por mbi të gjitha një partner domethënës tregtar dhe ekonomik për Shqipërinë. Shqipëria i kushton një rëndësi shumë të madhe e të veçantë, forcimit të bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës” shtoi zoti Meta.
Botimi në shqip i librit “Qeverisja e Kines” i mundëson edhe lexuesit shqiptar informimin mbi projektin madhor të lançuar prej tij “Një Brez, Një Rrugë”.
“Jam e bindur që botimi i librit të presidentit kinez do të thellojë njohjen e popullit shqiptar për Kinën dhe të nxisi ndjeshmërinë popullore në kuadër të iniciativës “Një brez, Një rrugë” si dhe bashkëpunimin kino-shqiptar” tha ambasadororja kineze Jiang Yu.
Në ceremoni merrte pjesë edhe Zhang Fuhaoi, Presidenti i grupit Ndërkombëtar të botuesve të Kinës i cili e konsideroi botimin në shqip si një ngjarje e madhe edhe në raportet historike mes dy vendeve. “Qeverisja e Kinës” që në shekullin e 21-të revokon brezin ekonomik të “Rrugës së Mëndafshit” së para dymijë vjetëve, e që lidh Kinën e sotme dhe rajonin e Azisë Lindore me Evropën.
Pritja në atriumin e Muzeut Kombëtar, u zhvillua në një atmosferë feste ku muzika dhe motivet autentike kineze dhe shqiptare krijuan një mjedis ekzaltues dhe miqësor tek të pranishmit e shumtë.

Sicred