KRYEFAQJA » LAJME » Përurohet Burgu i Reçit në Malësi të Madhe

Përurohet Burgu i Reçit në Malësi të Madhe

Në këtë përurim morën pjesë personalitete të huaj dhe shqiptarë mes të cilëve Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja e BE-së në Shqipëri Romana Vlahutin. Ministrja Gjonaj theksoi se ky burg do shërbeje jo vetëm si një vend ku të dënuarit të vuajnë dënimin, por edhe si një qendër rehabilitimit. Brenda 25 mijë metrave katëror të këtij territori, të dënuarit të kenë mundësi të punojnë, të ndjekin kurse profesionale, që rikthimi në shoqëri ti gjejë ata si qytetarë të denjë.

Ndërsa Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin në fjalën e sajë gjatë përurimit të Burgut të Reçit e konsideroi një realizim të rëndësishëm të një projekti të cilin vetë ajo e kishte aq përzemër. Ajo tha se Bashkimi Europian nuk ka në thelb ndërtesat e bukura, por funksionalitetin e tyre. Ajo tha se investimi në Burgun e Reçit i vjen në ndihmë dhe Bashkisë së Malësisë së Madhe pasi ka 400 të punësuar.

Burgu i Reçit është një investim me fondet e BE-së dhe qeverisë shqiptare i cili kap shifrën e 14.3 milion euro.

Sicred