KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peruja largon ambasadorin e Koresë së veriut

Peruja largon ambasadorin e Koresë së veriut

Peruja ka urdhëruar ambasadorin e Koresë së Veriut të largohet nga territori i saj pas testeve bërthamore të ndërmarra nga Peniani. Deklarata e ministrisë së jashtme peruane që bën të ditur shpalljen non grata të ambasadorit Kim Hak-Chol pason votën unanime të këshilli të sigurisë së OKB-së për sanksione të reja ndaj vendit komunist. Sipas kësaj ministrie, vendimi u mor për shkak të shkeljes flagrante rezolutave të OKB-së nga Korea e Veriut, cka përbën një kërcënim të papranueshëm për paqën dhe sigurinë në Azi dhe botë. Lima zyrtare gjithashtu i bëri thirrje Penianit të respektojë ligjin ndërkombëtar dhe t’i japë fund programit bërthamor. Javën e shkuar, edhe Meksika vendosi përzënien e ambasadorit të koresë së veriut nga territori i saj. Pak kohë më parë, zëvendëspresidenti amerikan Majk Pens i kishte bërë thirrje këtyre dy vendeve si dhe Brazilit dhe Kilit që të shkëpusnin lidhjet diplomatike me vendin komunist.

Sicred