KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peru, protesta kundër lirimit të ish presidentit Fujimorit

Peru, protesta kundër lirimit të ish presidentit Fujimorit

Policia në Peru u përlesh me mijëra protestues të zemëruar për lirimin e ish presidentit Alberto Fujimori, i cili u fal nga autoritetetet. Gjatë ditës së dytë të protestave në kryeqytetin Lima, demonstruesit e shumtë kërkuan që falja e tij të anulohet. Një javë më parë, Fujimori u dërgua nga burgu në spital pasi kishte probleme shëndetësore dhe falja presidenciale u bazua pikërisht mbi to. Ditën e Krishtlindjeve, presidenti peruan Pedro Pablo Kuczynski vendosi që ta falte Fujimorin për arsye shëndetësore. Por kjo nuk u vlerësua aspak nga shumica e peruanëve që Fujimorin e konsiderojnë si diktator. Alberto Fujimori drejtoi Perunë nga viti 1990 deri në 2000 dhe më pas u dënua me 25 vjet burg për shkleje të drejtave të njeriut dhe korrupsion. Falja e tij përflitej prej kohësh në media, sidomos pas tentativave në Kongres për të paditur presidentin.

Sicred