KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peru, kapet 1 ton kokainë
Peru, kapet 1 ton kokainë

Peru, kapet 1 ton kokainë

Në Peru, autoritetet kanë kapur më tepër se 1 ton kokainë, pas një hetimi që zgjati rreth katër muaj. Sasia e kokainës me vlerën e 45 milionë dollarëve, u konfiskua në qytetin bregdetar Çansej, në veri të Limës. Pakot me mbështjellje plastike kishin fotografitë e dy trafikantëve famëkeqë të drogës, Jaokuin Guzman dhe Pablo Escobar, me synimin për t’u treguar blerësve se ishte drogë e cilësisë më të lartë. Gjatë operacionit për kapjen e drogës u arrestuan 12 të dyshuar, përfshirë dy shtetas peruanë dhe kolombianë. Agjencia amerikane për Kontrollin e Drogës thotë se Peruja është vendi i dytë në botë, pas Kolumbisë që prodhon më tepër kokainë.

Sicred