KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Peru, ish presidenti i dënuar shtrohet në spital

Peru, ish presidenti i dënuar shtrohet në spital

Ish presidenti i burgosur i Perusë Alberto Fuxhimori është dërguar në spital për shkak të tensionit të ulët dhe rrahjeve jo normale të zemrës. Doktori i tij bëri të ditur për mediat se kardiologët kishin rekomanduar që 79 vjeçari të merrte trajtim të menjëhershëm spitalor. Fuxhimori, i cili ka qenë në pushtet nga viti 1990 deri në vitin 2000, po vuan dënimin me 25 vjet burg për shkelje të të drejtave të njeriut. Ai admirohet nga një pjesë e peruanëve për shkak se ka luftuar rebelët maoistë. Por kritikët e konsiderojnë një diktator të korruptuar. Në vitjin 2007, Fuxhimori u dënua me 6 vjet burg për mitmarrje dhe abuzim me detyrën. Në vitin 2009, ai u dënua me 25 vjet burg pasi u akuzua se kishte shkelur të drejtat e njeriut gjatë kohës që kishte qenë në detyrë si dhe kishte autorizuar skuadrat e vdekjes të kryenin ekzekutime. Gajtë viteve të fundit, Fuxhimori është shtruar disa herë në spital.

Sicred