KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Personazh-Vangjel Kuro dhe sekreti i kultivimit të lajthisë

Personazh-Vangjel Kuro dhe sekreti i kultivimit të lajthisë

Mban mbi supe 60 vite, por asnjëherë nuk është se ka ndjerë lodhjen e punimit të tokës bujqësore.Vangjel Kuro fermeri nga fshati Suhë Bashkia Libohovë, prej 6 vitesh kultivon frutikulturën e lajthisë. Në një sipërfaqe prej 2 hektarësh e gjysëm, z.Kuro ka mbjellë qindra rrënje lajthi duke nxjerrë fitime të konsiderueshme. Kemi udhëtuar me kamerën tonë drejt fermës së tij, për të parë nga afër të gjithë punën e fermerit Kuro. “Nuk e kam pasur me pasion, por duke parë që tokat bujqësore rrinin pa punuar, unë isha i lirë u detyrova pse ti lija bosh i mbolla”.

Por si kultivohet kjo frutikulturë që rendimenti dhe prodhimi të jetë i lartë? Fermeri Kuro tregon të gjithë proçesin, ndërsa u kërkon edhe fermerëve të tjerë që ta kultivojnë lajthinë pasi tregu është i sigurtë. “Pas proçesit të vjeljes i mbledhim, i hapim këtu në parcelë në mënyrë që të mos i transportojmë në fshat. I lëmë 2-3 ditë për tu tharë dhe pastaj i kalojmë në këtë makineri që kemi këtu. Pas zhveshjes së tyre i ambalazhojmë në thasë dhe i lëmë edhe 5 ditë që të thahen në diell dhe pastaj i bëjmë gati për tu shitur. Ne nuk kemi ndonjë problem me shitjen”.

Përvec kënaqësisë që fiton në fund të ditës kur shikon prodhimin e tij Vangjel Kuro tregon edhe vështirësitë që duhet të kaloje. Problemi kryesor është vaditja e këtij produkti në stinën e verës dhe dalja nga shtrati i lumit të Suhes, gjatë dimrit, çka rrezikon seriozisht prodhimin e vitit. Për këtë arsye Vangjeli ka kërkuar ndërhyrjen nga ana e instancave përkatëse. “Shumë probleme kemi, ujin e kalojmë nëpërmjet tokave të fshatarëve. Debatojmë me fshatarët, u japim dhe ndonjë lek se s’të lejojnë që të hysh në tokat e tyre. Kanalet janë gati, por shteti nuk ka ndërhyrë për ti rregulluar kto kanale”. Lëmë pas fermën e z.Vangjel ku puna e tij e ngritur me mund dhe djersë, të shpërblehet dhe të ketë mbështetjen edhe të qeverisë qëndrore.

Sicred