KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përshkallëzohet retorika mes SHBA dhe Koresë së Veriut
Përshkallëzohet retorika, mes SHBA , dhe Koresë së Veriut

Përshkallëzohet retorika mes SHBA dhe Koresë së Veriut

Presidenti amerikan Donald Tramp ka kërcënuar sërish Korenë e Veriut në kundërpërgjigje të fjalimit të ministrit të jashtëm të vendit komunist në OKB. Ri Jong-ho e përshkoi presidentin Tramp si një person të sërmurë menderisht dhe të pushtuar nga megalomania që është në mision vetvrasës. Presidenti amerikan u përgjigj duke thënë se zoti Ri dhe lideri I Koresë se Veriut Kim Jong-un nuk do të ishin për shumë kohë vërdallë nëse vijonin retorikën e tyre. Ofendimet e fundit erdhën pasi avionët bombardues amerikanë fluturuan në afërsi të bregut lindor të Koresë së Veriut. Sipas Pentagonit, synimi ishte të demonstroheshin opsionet ushtarake që SHBA-të kanë në dispozicion për të mposhtur çdo kërcënim të mundshëm. Pentagoni u shpreh se fluturimi ishte I pari I ndërmarrë në shekullin 21 nga avionë luftarakë apo bombardues amerikanën në ekstremin verior të zonës së demilitarizuar mes dy Koreve. Përveç fjalëve të thëna me zemërim, ekspertët kanë hedhur poshtë rrezikun e përballjes direkte mes dy vendeve. Megjithatë, ekzistojnë shqetësime se retorika e përshkallëzuar mund ta çojë njërën palë të keqinterpretojë tjetrën, duke çuar kështu në pasoja të rrezikshme.

Sicred