KRYEFAQJA » LAJME » Përshëndetet marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri “Republika e Maqedonisë Veriore”

Përshëndetet marrëveshja mes Shkupit dhe Athinës për emrin e ri “Republika e Maqedonisë Veriore”

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteres përshëndeti marrëveshjen mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë, duke e cilësuar si “dukuri e lidershipit në rajon dhe më gjerë”. Guteres shpreson se pjesëmarrësit në konfliktet e tjera në botë do të shohin si shembull këtë zhvillim dhe do të punojnë për arritjen e një zgjidhjeje nëpërmjet negociatave.
”Marrëveshja është e mirë, opozita është e keqe”, shkroi në Twitter shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias duke komentuar qëndrimin e kryeopozitarit grek, Micotakis, i cili tha se marrëveshja është e keqe dhe i bëri thirrje Ciprasit të mos e nënshkruajë.
SHBA përgëzoi kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë, Zaev dhe Cipras si edhe marrëveshjen historike për zgjidhjen e kontestit për emrin. ”Zgjidhja do të jetë e dobishme për të dyja vendet dhe do t’i përforcojë sigurinë rajonale dhe progresin. Kryeministrat Zaev dhe Cipras treguan vizion, guxim dhe angazhim në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët”, deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nouert.
Edhe përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së Federika Mogherini përshëndeti marrëveshjen e arritur mes kryeministrave dhe njoftoi se do të udhëtojë në rajon për të nënshkruar marrëveshjen. Ajo i mirëpriti përpjekjet e dy kryeministrave për vendosmërinë dhe lidershipin e tyre në arritjen e një marrëveshjeje historike.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu e përshëndeti marrëveshjen për për emrin dhe bëri thirrje që ajo të finalizohet. “Kjo marrëveshje historike dëshmon për diplomaci mjaft të durueshme dhe vullnetin e dy liderëve për zgjidhje, i cili prej kohësh prek gjithë rajonin. Kjo do ta vendos Shkupin në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe do të ndihmojë të konsolidohet paqja dhe stabiliteti i gjithë Ballkanit Perëndimor”, thotë Stoltenberg.
Greqia ka luftuar të ndryshohet emri i Maqedonise qe kur vendi shpalli Pavaresinë në 1991-shin. Ngërci 27 vjeçar mes dy vendeve fqinj u mbyll një ditë më parë falë emrit të ri “Republika e Maqedonisë Veriore”.

Sicred