KRYEFAQJA » LAJME » Përrenjas: Efiçienca e energjisë në pallate redukton faturat me 50%

Përrenjas: Efiçienca e energjisë në pallate redukton faturat me 50%

16 familje në qytetin e Përrenjasit që jetojnë në një pallat të ndërtuar në vitin 1973, por që u rikonstruktua me parametra të eficiencës së energjisë, gjatë këtyre muajve të dimrit kanë paguar fatura të energjisë elektrike 50% më të ulta. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka vizituar disa prej familjeve që jetojnë në kete pallat ky efiçienca e energjisë ka ardhur si rrjedhoje e një projekt i Ministrisë së Zhvillimit Urban, me vlerë 9.8 mln lekë.

Që prej vitit 2014 Ministria e Zhvillimit Urban ka angazhuar një fond të veçantë nga buxheti i saj dedikuar rikonstruksionit me elementë të efiçencës së energjisë në ndërtesa me funksion banimi të ndërtuara para viteve 90-të. Janë 151 familje në 9 bashki të vendit, të cilat në harkun kohor të këtyre dy viteve kanë përfituar nga zbatimi i këtyre projekteve dhe sot paguajnë 50% më pak në faturat e tyre të energjisë.

Sicred