KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit

Përplasjet mes Izraelit dhe Hamasit

Izraeli ka bërë të ditur se mëngjesin e kësaj të shtune ka ndërmarrë sulme ajrore ndaj disa bazave për prodhimin e armëve, një magazine armësh dhe një kompleksi ushtarak që i përkasin grupit militant Hamas në Gaza, në kundërpërgjigje të sulmit me raketa ndërmarrë më herët nga rebelët. Dy persona janë vrarë, duke e cuar në katër bilancin e viktima të sulmeve të ndërmarra që dje nga Izraeli, pasi tre raketa u lëshuan në territorin e tij nga Gaza mbrëmjen e së premtes, por pa shkaktuar viktima. Tensionet mes izraelitëve dhe palestinezëve janë përshkallëzuar qëkur Presidenti amerikan Donald Tramp njohu Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Vendimi I tij, përmbysi politikën e asnjanësisë që SHBA-të kanë mbajtur për dekada të tëra në lidhje me këtë cështje. Izraeli e ka konsideruear gjithmonë Jeruzalemin si kryeqytet të tij, ndërsa palestinezët [pretendojnë se Jeruzalemi Lindor, pushtuar në vitin 1967 nga Izraeli, është kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez. Fati Hamad, një drejtues i lartë IiHamasit tha dje se cilido vend që do të lëvizte ambasadën në Jeruzalem do të konsiderohej armik i palestinezëve. Ndërsa ambasadorja amerikane në OKB, Niki Heli, tha dje se vendi i saj ishte i angazhuar për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje, ndërsa akuzoi këtë organizim për njënashmëri, duke thënë se OKB ka qenë një nga qendrat më armiqësore në botë ndaj Izraelit.

Sicred