KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplaset treni në stacion, 48 persona të plagosur në Barcelonë

Përplaset treni në stacion, 48 persona të plagosur në Barcelonë

Një tren është aksidentuar në Barcelonë duke lënë të paktën 48 persona të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në stacionin ‘Francisa” në qendër të qytetit spanjoll mëngjesin e sotem ndërsa nuk raportohet asnjë viktimë. 18 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjeksore dhe 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa të tjerët po mjekohen në stacionin hekurudhor. Midis të lënduarve është edhe shoferi i trenit. Shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma dhe policia po punon për zbardhjen e tyre. Treni po vinte nga fshati Sant Vicenc de Calders në provincën e Tarragonës në linjën R2 të shërbimit hekurudhor të rrugës Rodalies.

Sicred