KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplaset luftëanija amerikane me çisternen, zhduken 10 marinarë amerikanë

Përplaset luftëanija amerikane me çisternen, zhduken 10 marinarë amerikanë

Dhjetë marinarë amerikanë janë zhdukur dhe pesë të tjerë janë plagosur pasi një luftanije e Shteteve të Bashkuara të AMerikës është përplasur me një anije çisterne në afërsi të Singaporit. Luftanija JuESEs Xhon Es Mekkein po lundronte në lindje të Singaporit dhe po përgatitej të ndalonte në port, kur u përplas me mjetin lundrues që mbante flamur Liberian. Përplasja ndodhi pak para agimit, në orën 5:24 të mëngjesit me orën lokale, në lindje të ngushticës së Singaporit. Autoritetet amerikane dhe ato të Singaporit bënë të ditur se luftanija amerikane ka pësuar dëmtim në anën e saj të majtë. Anija çisternë ka pësuar dëmtim në një depozitë pranë anës së përparme të saj, por asnjë pjesëtar i ekuipazhit nuk është lënduar dhe nuk pa patur rrjedhje nafte. Anija cisternë ka një tonazh prej 30 mijë tonësh, pra tre herë më shumë sesa JuESEs Xhon Es Mekkein dhe është më e gjatë sesa luftanija amerikane. Ndërkohë, po zhvillohet një operacion kërkim shpëtimi nga helikopterët e ushtrisë amerikane si dhe forcat e marinës së Singaporit dhe Malajzisë. Marina amerikane bërë të ditur se katër nga pesë marinarët e plagosur nuk janë në rrezik për jetën dhe janë shtruar në një spital në Singapor. Ndërsa personi i pestë nuk pati nevojë për kujdes të mëtejshëm mjekësor.

Sicred