KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasen trenat në Gjermani, plagosen 47 persona

Përplasen trenat në Gjermani, plagosen 47 persona

Të paktën 47 persona u plagosën mbrëmë kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren madhrash në afërsi të qytetit gjerman të Dyseldorfit. Të paktën tetë nga pasagjerët kishin marrë plagë të rënda. Në momentin e përplasjes në trenin e pasagjerëve ndodheshin 173 persona. Më shumë se 400 persona u angazhuan në operacionin e shpëtimit, i cili përfundoi rreth orës 2.20 të mëngjesit të sotëm. Ndërkohë, autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.

Sicred