KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasen dy avionë në Toronto

Përplasen dy avionë në Toronto

Një avion me 168 pasagjerë në bord është përplasur me një tjetër avion pa pasagjerë në aeroportin e Torontos. Grupet e emergjencave ndërhynë menjëherë dhe fatmirësisht bënë të mundur largimin në kohë rekord të pasagjerëve nga avioni duke mos mbetur askush i lënduar. Avioni me pasagjerë sapo ishte ulur në pistë, ndërsa në një manovër të gabuar avioni tjetër “Sunwing” e ka goditur atë. Kompania ajrore njoftoi se avioni sapo kishte mbërritur nga Kankuni dhe nuk ishte duke bërë manovra në pistë, kur është përplasur nga “Sunwing”.

Sicred