KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përplasen dy anije në Korenë e Jugut
Përplasen dy anije, në Korenë e Jugut

Përplasen dy anije në Korenë e Jugut

Të paktën 13 persona kanë vdekur pasi një anije peshkimi u përplas me një anije- cisternë në afërsi të bregut perëndimor të Koresë së Jugut. Dy persona janë zhdukur, ndërsa shtatë të tjerë janë dërguar në spital për trajtim. Në bordin e varkës së peshkimit ndodheshin 20 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit të cilët merrnin pjesë në një tur peshkimi, në momentin e përplasjes. Raportohet se në anijen cisternë nuk është shënuar asnjë i plagosur. Ndërkohë që po vijojnë kërkimet për dy personat e humbur, një prej të cilëve ishte edhe kapiteni i varkës së peshkimit, autoritetet po mundohen të zbulojnë shkakun e përplasjes së dy mjeteve detare.

Sicred