KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Përmirësohen marrëdhëniet Turqi – Gjermani
Përmirësohen marrëdhëniet Turqi - Gjermani

Përmirësohen marrëdhëniet Turqi – Gjermani

Gjermania dhe Turqia kanë ndërmarrë një hap drejt përmirësimit të raporteve të tensionuara, me takimin mes diplomatëve më të lartë të dy vendeve. Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i uroi mirëseardhje kolegut të tij turk, Mevlut Cavusoglu, në qytetin Goslar në Gjermani, ndërsa Ankaraja është angazhuar për rimëkëmbje të raporteve me Evropën, pas një viti marrëdhëniesh të tensionuara. Veçanërisht, Gjermania është e zemëruar me Turqinë për shkak të arrestimit të disa shtetasve gjermanë ose turko-gjermanë. Gjithsej 7 persona janë në burg në Turqi, për ato që Berlini i konsideron se janë shkaqe politike. Ministri i jashtëm gjerman sidoqoftë ka nënvizuar disa arritje mbi këtë çështje, përfshirë lirimin e disa gjermanëve në Turqi. “Ne nuk presim që të biem dakord për çdo çështje dhe menjëherë”, tha Gabriel për gazetarët pas takimit me Cavusoglu.

Sicred