KRYEFAQJA » LAJME » Përmirësimi i sistemit zgjedhor, ODIHR mbërrin në Shqipëri
Përmirësimi i sistemit zgjedhor, ODIHR mbërrin në Shqipëri

Përmirësimi i sistemit zgjedhor, ODIHR mbërrin në Shqipëri

Përmirësimi i sistemit zgjedhor në vendet e Ballkanit Perëndimor, ka sjellë në Tiranë një delegacion të ODIHR-it i kryesuar nga Raul Muresan, koordinator i projektit. Ai u prit nga kryetari i KQZ-së Klement Zguri. Projekti “Mbështetje për Zgjedhjet në Ballkanin Perëndimor” fokusohet në përpjekjet e vendeve të rajonit për zbatimin e rekomandimeve në tre fusha kryesore; Menaxhimi i zgjedhjeve, Regjistrimi i votuesve (i fokusuar jo tek regjistrat por tek procesi), dhe sjellja e mediave gjatë fushatave zgjedhore.
Gjatë takimit u diskutua mbi nevojat për mbështetje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që kanë të bëjnë me përmirësimin e aspekteve të ndryshme të proceseve zgjedhore. Zoti Zguri ka paraqitur gjetjet dhe rekomandimet e nxjerra nga analiza e punës së bërë nga Administrata e KQZ-së, si dhe fushat ku ODIHR mund të asistojë dhe mbështesë KQZ-në në punën e tij, për përmirësimin e proceseve zgjedhore.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i ka zhvilluar takime dhe me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor. Kjo vizitë do t’i shërbejë delegacionit për njohjen me situatën, ku qëndron Shqiperia me zbatimin e rekomandimeve te bera per zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare.

Sicred