KRYEFAQJA » LAJME » Përmeti, zona e mbrojtur
Permeti

Përmeti, zona e mbrojtur

“Dhënia e statusit zonë e mbrojtur pjesës karakteristike të qytetit të Përmetit do të nxisë restaurimin e këtyre vlerave si dhe zhvillimin e turizmit familjar”. Kështu shprehen përfaqsuesit e Bashkisë së Përmetit në lidhje me shpalljen zonë e mbrojtur nga Ministria e Kultures të lagjeve karakteristike të qytetit. Në këtë zonë ndodhen shtëpi karakteristike, objekte kulti, rrugë të shtruara me kalldrëm, etj. Ndërkohë që mirëmbajtia dhe restaurimi i tyre do ta bënte Përmetin më tërheqës për turistët.
Më herët Këshilli i Ministrave përmes një vendimi shpalli Qendër të Mbrojtur Historike, fshatin Bënjë të Përmetit. Këto nisma do të mbështesin ecurinë e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Përmetit duke nxitur edhe zhvillimin ekonomik të saj.