KRYEFAQJA » LAJME » Përmet, hapet inkubatori i parë për prodhime bio

Përmet, hapet inkubatori i parë për prodhime bio

Për herë të parë në qytetin e Përmetit hapet inkubatori i parë i produkteve tipike shqiptare. Një hapësirë e përbashkët për fermerët e vegjel ne zonën e Përmetit për të prodhuar produktet tipike me metoda tradicionale dhe certifikuar ato me kërkesat e tregut dhe sigurisë ushqimore duke i garantuar aksesin në treg. Ky inkubator me dy linja prodhimi, një për raki të ndryshme tradicionale të zonës dhe tjetra për tharje, prerje dhe paketim fruta – perimeve.

“Janë të njohur sot në treg, glikotë e Përmetit, rakitë e Përmetit, të llojeve të ndryshme, gatime të njohura që sot janë të njohura, por jo kushdo mund t’i gjejë kollaj sot në treg. Pse nuk i gjen dot kollaj në treg? E para sepse shumë prej këtyre prodhimeve janë informale, janë të pastandardizuara. Janë të shkëlqyera, shumë të shijshme, por nuk e provojnë dot para AKU-së që janë të tilla. Sepse nuk kanë fletën e analizave, nuk dëshmojnë dot që respektojnë standardet higjeno-sanitare, dhe për këtë arsye nuk dalin dot lirshëm në treg dhe ndaj në ngurojmë të rritin sasinë e prodhuar. Ky inkubator bën pikërisht këtë gjë, pra adreson pikërisht këtë problematikë.”-u shpreh Peleshi.

Ministri është shprehur se ky model do të përhapet në gjithë Shqipërinë.

“Do ta shtrijmë në gjithë Shqipërinë në mënyrë që prodhimet tipike që dalin nga këto inkubatorë t’i japim dhe kanalin e tregut.”-tha Ministri.

Ky investim eshte mbështetur në 70% të vlerës nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi për vitin 2018 si dhe pjesa tjetër nga një donacion të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim.

Sicred