KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Përmes artit jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë
Përmes artit jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë

Përmes artit jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë

Mbrëmja e së mërkurës në Muzeun Historik Kombëtar ishte e veçantë për jetën artistike të Tiranës . Pianistët rinj Johan dhe Ami Muka, vëlla e motër, nën kujdesin e udhëheqëses artisike pedagoges së tyre Vjollca Stamo sollën për shumë dashamirës koncertin recital pianistik “Univers mbi tastierë”. Koncerti u organizua nga ABC Tirana Club në kuadër të programit “Edukim përmes kulturës”, mbështetur nga Ministria e Kulturës.

Johani ka studjuar në shkollën 9-vjeçare “Dëshmorët e Lirisë” në Tiranë, që është me orientim muzikor dhe aktualisht është student në vitin e parë Informatikë Ekonomike, në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Ndërsa Ami është nxënëse në klasën e 8 të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Të dy, Johani dhe Ami, kanë marrë pjesë në konkurse kombëtare pianistike, ku kanë fituar dhe çmime për interpretimin e pjesëve të autorëve të huaj dhe shqiptarë.

“Univers mbi tastierë”, që u shfaq dhe para dy ditësh në mjediset e shkollës 9- vjeçare “Besëlidhja” në qytetin e Lezhës, synon të ndikojë në edukimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve, nxënës dhe studentë përmes artit, evidentimin e trashëgimisë artistike evropiane, të promovojë në favor të gjallërimit të turizmit kulturor në Shqipëri. Ky projekt kulturor ka për qëllim parësor afrimin e nxënësve dhe studentëve në kalendarët artistikë të krijimtarisë klasike dhe moderne; që ata të jenë prezentë në ato evente artistike ku performatorët janë po të rinj si ata; në përmirësimin dhe diversifikimin e shijeve estetike dhe krijuese. “Univers mbi tastierë” duke pasuruar agjendën kulturore të të rinjve, kërkon dhe të ndezë shkëndija për alternativat proevropianistete, si një përpjekje për kontribut konkret, që përmes artit të jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë.

Ky është koncerti i katërt recital që realizojnë së bashku vëlla e motër Johani dhe Ami Muka. Në vitin 2013 ata performuan në “Tingujt e Paqes”, dedikuar fëmijëve të ushtarakëve shqiptarë me misione paqeruajtëse jashtë vendit. Kurse koncertet “Hapësirë Evropiane”, në vitin 2015 dhe “Kodi i Tingujve”, në vitin 2016, kanë qenë dedikime për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Para Mbrapa
Përmes artit jepen mesazhe pro integrimit evropian të Shqipërisë
Para Mbrapa

Sicred